Restitisi diplomacy në Krans Montana
Ragip Shala
Shteti helvetik pavarësisht neutralitetit politiko-ushtarak, shquhet për veprimtari të shumta diplomatike në arenën ndërkombëtare. Qyteti i Gjenevës, është një qytet i diplomacisë me seli të shumë organizatave ndërkombëtare deri te selia e OKB-së.
Krahas shumë samiteve ndërkombëtare, Zvicra veçohet edhe për disa forume, sidomos për forume të Davosit dhe Krans Montanës. Të dy forumet janë të përvitshëm, por me ndryshime, Forumi i Davosit mbahet në Davos, kurse i Krans Montanës në shtete të ndryshme.
Në dy forumet mblidhen akterë ndërkombëtar të lëmive të politikës, diplomacisë , ekonomisë, kulturës, etj, dhe në dy forumet Republika e Kosovës është përfaqësuar nga nivele të ndryshme.
Forumi i Kransa Montanës është një organizim joqeveritar ndërkombëtar, është formuar në vitin 1986 nga Paskal Delamyra, Pol Karteron dhe princi Anton i Lihtenshtajnit.
Janë shumë personalitete botërore që kanë marrë pjesë në Forumin e Krans Montanës, si: diplomatë, ushtarakë, personalitete të kulturës, afarizmit etj.
Ata që i kanë dhënë jetë Forumit të Krans Montanës janë disa personalitete të shquar botërorë: Richard Holbrooke ambasador i ShBA-ve në OKB, Mihail Gorbaqovë president i BRSS-së, Shimon Peres kryeministër i Izraelit, Butros Butro Gali, sekretar i OKB-së, Andonis Samaras kryeministër i Greqisë, Allen Zhype ministër i jashtëm i Francës etj.
Forumi më i njohur është Forumi vitit 1994 i mbajtur në Bukuresht në të cilën janë takuar Shimon Peres dhe Jase Arafat.
Pas shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës nuk kanë munguar ftesa dhe pjesëmarrjet e personaliteve kosovare në Forumin e Krans Montanës.
Fatmir Limaj gjatë detyrës zv/kryeministër i Qeverisë Haradinaj ka qenë i ftuar zyrtarisht në disa kryeqytete të ndryshme, në Stamboll, Berlin, Lubjanë etj.
Gjatë vizitës në Stamboll zv/kryeministri Limaj gjatë takimeve me autoritetet shtetërore turke pos bashkëpunimit ekonomik, ka parashtruar edhe bashkëpunimin ushtarak. Fluturakët Bayraktar për FSK-në kanë zanafillën pikërisht në ato takime. Kurse gjatë vizitës në Berlin është biseduar për bashkëpunimin në sferën energjetike.
Një ftesë krejt e veçantë për zv/kryeministrin Limaj ka qenë ftesa për Forumin e Krans Montanës 2019. Në cilësinë e këshilltarit politik të zv/kryeministrit Limaj kur po komunikoja me byronë kontaktuese të Forumit të Krans Montanës, më kërkonin informata plotësuese për CV-në e zv/kryeministrit Limaj. Atyre do t’u shkruaja për atributet e fitimtarit: Fitimtar në Grykën e Llapushnikut gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, fitimtar në Gjykatën e Hagës, fitimtar në Gjykatën e EULEX-it. Një CV interesante do më shkruanin, duke dërguar edhe ftesën për pjesëmarrje në Forumin e Krans Montanës.
Për Forumin e Krans Montanës 2019, Fatmir Limaj në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Qeverisë Haradinaj do të bënte promovimin e resurseve energjetike dhe mundësitë për investime në Republikën e Kosovës.
Për shkaqe shëndetësore të ish-zv/kryeministrit Limaj, në momentet e fundit është anuluar vizita në Forumin e Krans Montanës 2019. Sa keq që fitimtari nuk defiloi në Krans Montanë.
Epo Restitisi Diplomacy….
Në foto 1: Ftesa zyrtare nga Forumi Krans Montana 2019 për zv/kryeministrin Fatmir Limaj
Në foto 2: Gjatë vizitës në Stamboll
Në foto 3: Gjatë vizitës në Berlin