Restorant “Saranda”, vend i rahatisë në Prishtinë
Ka filluar punën Restorant “Saranda”, i cili aktualisht po vlerësohet si ndër vendet me të mira në kryeqytet. Ambienti, ushqimi dhe shërbimi në nivel të lartë e bëjnë “Sarandën” një vend mjaftë të frekuentuar në Prishtinë, ani pse ka pak ditë që ka filluar punën.
Restoranti tradicional që ka 51 vite përvojë pune në fshatin Fortesë ish-Bellacerk në Komunën e Rahovecit nga vëllezërit Selim dhe Halim Gashi, tani ky brend ka gjithsej nëntë restorante në Kosovë dhe po rritet çdo ditë si kërkesë e kohës dhe cilësisë që njerëzit po e kërkojnë. Qëllimi i këtij restoranti është servimi i produkteve vendore si pula, buka pogaçe, speca me maze, djathë Sharri, speca turshi, lakër dhe shumë ushqime tjera tradicionale.
Tash me një bashkëpunim të zgjeruar me biznesmenin Jahir Morina – “Gipa”, i cili është pronar i kompanisë së suksesshëm ndërtimore “Princesha” që ka shtrirje edhe në turizmin në Shqipëri dhe vendet tjera të Evropës dhe në Amerikë. Ky produkt i veçantë tradicional me përvojë shumë vjeçare do të jetë prezent edhe në qytetet tjera të Kosovës dhe jashtë saj.
Në hapjen solemne të Restorant “Saranda” kanë marrë pjesë shumë figura të njohura të Politikës, Kulturës, Artit dhe fushave tjera. Restorant “Saranda” gjendet në rrugën “B” në Prishtinë.