Restorantet në Nju Jork do të fillojnë të punojnë me kapacitet të kufizuar
09 shkurt 2021
| 16:29
Hapësirat e brendshme të restoranteve në Nju Jork, që u mbyllën si pjesë e luftës kundër përhapjes së pandemisë Covid-19, do të fillojë të funksionojë me kapacitet 25 për qind. Siç njofton guvernatori Andrew Cuomo, hapja do të filloj nga 12 shkurti.
Ndërsa paralajmërimi për rihapje më herët ishte bërë duke bërë të ditur se do të ndodhë më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve.
Ai ka shtuar se është regjistruar një rënie e ndjeshme e numrit të infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga Covid-19 në shtetin amerikan. Pjesët e brendshme të restoranteve u mbyllën më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Sipas Worldometer, më shumë se 1.5 milion qytetarë të Nju Jorkut ishin infektuar Covid-19, ndërsa rreth 45 mijë prej tyre vdiqën.