Restoranti më i madh nënujor, drejt fundit
14 tetor 2018
| 12:51
Restoranti i parë nënujor i Evropës është shumë pranë përfundimit. I ndodhur pesë metra nën sipërfaqen e Detit të Veriut, shumë pranë pikës më jugore të Norvegjisë, struktura 33.5 metra e gjatë, një pllakë betoni e pjerrët që duket si një periskop i mbytur, është zhytur në korrik të këtij viti.
Tashmë ka nisur puna për ta kompletuar brendinë e tij, mes pritjeve të ethshme për t’u hapur për publikun në pranverën e vitit 2019.