Restoranti më i madh nënujor në botë drejt përfundimit
08 nëntor 2018
| 10:44
Pesë metra poshtë sipërfaqes së Detit të Veriut, pranë jugut të Norvegjisë, restoranti i parë nënujor në Evropë është drejt përfundimit.
Struktura rreth 34 metra e gjatë, një pllakë e pjerrët që duket si periskop i mbytur, u zhyt në det në korrik 2018-s, ndërsa tani po punohet për ta përfunduar pjesën e brendshme. Hapja publike pritet të bëhet në pranverë të vitit 2019. Restoranti, i quajtur Under, është dizajnuar nga Snohetta.