Restoranti nënujor hapet në 2019-n në Norvegji
18 mars 2018
| 12:17
Restoranti i parë nënujor në Evropë do të hapet në fillim të vitit 2019 në Lindesnes, në jug të Norvegjisë.
Struktura e betonit përmban një dritare të gjerë panoramike 11 metra të gjatë dhe është projektuar për t’u bërë pjesë e mjedisit detar, me një meny që do të përqendrohet në prodhimet e detit.