Retë e zeza të Macronit

31 korrik 2024 | 09:15

Mund të shkonte më keq, mund të binte shi. Në statistikat historike të meteorologjisë franceze, 26 korriku është dita e vitit me më pak shi. Por tani dukej sikur një re e zezë kishte zënë vend mbi kryet e presidentit Macron. Pas muajsh të tërë, kur objektivi i shpallur i pallatit presidencial kish qenë të mos kishte sulme terroriste gjatë një ceremonie të hapjes shumë inovative, edhe për sa i përket nivelit të riskut, ka qenë pikërisht moti që e tradhëtoi.

Pak rëndësi ka qenë më shumë se katër orë në Sennë kanë qenë të ndjekura nga pothuaj të gjitha mediat ndërkombëtare. Nëse diçka ka shkuar keq, gjithmonë kokë turku bëhet po ai, presidenti që dikur ishte djaloshi premtues dhe sot bëhet gjithnjë e më jopopullor. Edhe përballë një publiku të përzgjedhur me kujdes, nuk u ka shpëtuar fërshëllimave që e përndjekin qysh prej zgjedhjes në 2022. Shfryrja e pakënaqësisë gjatë fjalës së shkurtër me të cilën shpallte hapjen e Lojërave Olimpike u bë simbol i pakënaqësisë së përgjithshme ndaj tij. Nëse në hyrje xhandarët sekuestronin flamujt palestinezë? Faji i tij. Në mediat e huaja, mbi të gjitha ato angleze, është shprehur në forma të ndryshme habia për vonesën e presidentit në Elize. Duket se për Macronin nuk ekzistonte paqja olimpike. “Lojërat e fundit përpara luftës civile” e kishte vënë titullin Charlie Hebdo. Si të thuash që e ka kërkuar vetë. Po të mos kishte vendosur të shpërndante parlamentin dhe të shpallte zgjedhjet e parakohshme, ndoshta sot edhe Macroni mund të pretendonte pjesën e tij të meritës  për lojërat e dëshiruara aq shumë, dhe për një ceremoni në zemër të kryeqytetit, kurajoza sido që të mendohet për përfundimin e saj, të cilës i kish dhënë miratimin e tij të bindur pas mëdyshjeve të fillimit.

Asgjë nga këto. Një vend i mbështjellë në pasiguri, me një qeveri në fundin e vet, nuk ka dashamirësi ndaj dikujt që konsiderohet përgjegjës për të gjitha këto. 

Edhe pamjet e presidentëve të shteteve të tjera të lënë në mëshirën e shiut që binte fort, të mbrojtur vetëm nga mushama të holla si ato që shpërndaheshin një herë e një kohë në stadium, i janë faturuar atij. 

Jo më kot, në këtë rast. Organizimi i tribunës së ngritur në shkallët e Trocadero-së ishte kompetencë direkte e sigurisë së Elizesë. Por vitet e kaluara duke studiuar çdo detaj kanë vendosur një pajisje që nuk lejonte modifikime në rrugë e sipër, as edhe mundësisë së shiut të paralajmëruar prej së paku dy ditësh. 

Zgjatja e strehës që mbronte pjesërisht pjesën e sipërme të tribunës, ku qëndronin Macron dhe e shoqja Brigitte ishte gjykuar e pamundur për arsye sigurie. Me pak fjalë, secili për vete, duke shpresuar më të mirën. 

Telekamerat u kursyen spektatorëve të mbarë botës imazhet e shkallëve të gjysmë boshatisura. Por kur më në fund u ndez flaka olimpike, numri i autoriteteve të pranishme ishte tashmë shumë i vogël. Shiu nuk shfaqej në mesazhin që Macron u dha forcave të rendit: “Faleminderit për mobilizimin, Franca i ofroi botës një spektakël të jashtëzakonshëm, që do të mbetet në historinë e Lojërave”. 

Me që ra fjala: disa monarki kanë vënë në dukje me ironi se baleti i Maria Antuanetës me kokën e prerë në duar nuk është se ishte shenjë e mirë përshëndetjeje për to. 

Por edhe për francezët që këto kohë ia vënë fajin atij për gjithçka, vrasja e mbretit nuk mund t’i atribuohet Macronit. Kur ndodhnin ato ngjarje, në 1793, presidenti aktual nuk kishte lindur ende… / Corriere della Sera – Bota.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë burrat (dhe gratë) e zëvendëspresidentes. Një “Ekip Kamala”…