Retkoceri i PDK-së: Pasnesër do të anulohet vendimi për shpronësimet në Badovc
06 shkurt 2024
| 13:31
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka paralajmëruar se pasnesër (e enjte) do të anulohet vendimi për shpronësimet në Badovc.
“Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e vendimit për shpronësimet e jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ai ka thënë se interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi “interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore”.
“E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për shkëmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc. Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht pasnesër”, ka shkruar ai.