Retkoceri i PDK-së për Enver Petrovcin: Duke e ditur veten se në çfarë niveli është, e din se sa lart dhe të pa arritshëm janë krerët e UÇK-së dhe të gjithë çlirimtarët

27 mars 2024 | 11:18

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri i kanreaguar aktorit Enver Petrovci pas deklaratave të tij fyese e përçmuese ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Retkoceri ka treguar se gjatë karrierë së tij Petrovci dy herë e ka luajtur rolin e idiotit.

Ai shtoi se nëse roli i idiotit luhet disa herë nga një person, ka mundë me të lënë me pasoja.

“Duke e ditur veten ky idioti se në çfarë niveli është, e din se sa lart dhe të pa arritshëm janë krerët e UÇK-së dhe të gjithë çlirimtarët.”, tha ndër të tjera Retkoceri në postimin e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Enveri ka luajtur 2 herë idiotin, një herë në Nish në vitin 1995 (nuk e di sa repriza) dhe ne vitin ‘91, sipas Muzeut të Teatrit të Serbisë “http://teatroslov.mpus.org.rs/predstave.php?id=8385”.

Idioti si tekst është i rëndë, por nëse luhet nga një person disa herë, ka mundësi me t’lën me pasoja, d.m.th. mbetesh në at personazh, ashtu thonë njerëzit e teatrit.

Thonë, ata që e kanë parë Enver Petrovcin tek idioti ka shkëlqyer. Për mua është e besueshme, pasi e përcolla një emision televiziv dhe ca intervista.

 

Tash kur e analizon nga ky kënd vështrim atë që ka thënë ky personazhi nga idioti, nuk po më duket edhe ku me dit se çka. Pasi është diçka e natyrshme dhe e pritshme nga një idiot.

Nëse të lavdëron një idiot (fjala eshte per personazhin), nuk të bënë edhe aq nder.

Duke e ditur veten ky idioti se në çfarë niveli është, e din se sa lart dhe të pa arritshëm janë krerët e #UÇK-së dhe të gjithë çlirimtarët.

Albin, ta dish që t’ka lavdërua ky personazhi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka treguar skenaret që po…