Retorika populiste, si mbrojtje nga dështimet dhe abuzimet

01 dhjetor 2024 | 22:52

Nga Hisen Berisha

Albin, në vend që të arsyetohesh me kufizimet e trashëguara nga Hashim Thaçi, bëhu zot i vendimeve të mëdha që mund të marrësh sot. Hashim Thaçi e çliroi Kosovën, e bëri shtet dhe e ndërtoi ushtrinë e Kosovës. Ai e hoqi mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe kufizimet kryesore mbi sovranitetin tonë.

Sot, ti ke mundësinë të heqësh kufizimet e vogla që kanë mbetur dhe të përforcosh sovranitetin e vendit.

Mos e përdor të kaluarën si justifikim për të mos vepruar.
As mos lidh marrëveshje të reja për autonomi me Serbinë si ajo e Brukselit.
Koha është të tregosh lidership, të sigurosh kontroll të plotë në veri dhe të mbrosh integritetin territorial të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot…