Reus: Asnjëherë nuk do të luaja për Bayernin
Marco Reus e ka hedhur poshtë çdo mundësi për të luajtur për Bayern Munich, duke këmbëngulur se kurrë nuk do të mundë t’i bashkohej gjigantit bavarez sepse zemra i rrah vetëm për Borussia Dortmundin.
Për 30-vjearin është përfolur vazhdimisht se mund t’i bashkohet Bayernit, që prej kur u bë superyll në Bundesligë me Borussia Monchengladbach dhe Dortmund.
Reus iu bashkua Dortmundit nga Gladbach në vitin 2012 dhe tani shpjegon se nuk mund të luajë për ndonjë klub tjetër të ligës elitare gjermane, për shkak të besnikërisë ndaj klubit aktual.
“Pata ofertë nga Bayerni, siç kam pasur edhe nga klubet e tjera. Për Bayern Munich e kam respektin më të madh dhe për atë që e ka arritur si klub gjatë këtyre dekadave”, tha Reus për Sport Bild.
“Por unë gjithmonë kam dashur të luaj për BVB. Ky ka qenë gjithmonë klubi që ma ka dashur zemra”, shtoi ai.
“Kur luaja në Gladbach, e kisha të qartë se në Bundesligë, do të luaja vetëm për Dortmundin ose do të shkoja jashtë vendit”, theksoi ai.