Reus: Çdo ndeshje, finale për Gjermaninë
27 qershor 2018
| 11:30
Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka thënë se tash e tutje të gjitha ndeshjet janë si finale për Gjermaninë.
“Ndaj Koresë së Jugut nuk do ta kemi të lehtë, pasi ka lojtarë më të shpejtë sesa suedezët kur sulmojnë, gjithashtu mund të mbështeten te kundërsulmet. Por, çdo ndeshje për ne është si një finale tani”, ka thënë Reus.