Reus: Ishte një ndeshje e egër ndaj PSG-së

14 dhjetor 2023 | 16:07

Barazimi 1-1, në “Signal Iduna Park ndaj Paris Saint-Germain u mjaftoi “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund, për të siguruar, jo me pak vuajtje një vend, si e para e grupit, në fazën e 1/16-ve të UEFA Champions League, ku tashmë do të kenë përballë skuadra si Napoli, Lazio, Inter, Porto, Copenhagen, PSV, PSG apo Porto.

Pas ndeshjes, kapiteni “legjendar” i “Verdhezinjve”, Marco Reus analizoi për mediat, shkurtimisht duelin përballë skuadrës së Luis Enriques, teksa theksoi se në “Signal Iduna Park” u zhvillua një “betejë” e vërtetë.

“Ishte një ndeshje e egër që mund të kishte përfunduar në çdo lloj mënyre. Fatkeqësisht nuk arritëm të fitonim, por në fund na mjaftoi edhe barazimi për ta përfunduar grupin në vendin e parë”, u shpreh “fantazisti” i sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seriali i shumë shikuar britanik “The Crown” i cili pasqyron…