
Reus: Nuk do të shkoj kurrë në Bayern
21 janar 2019
| 11:48
Borussia Dortmund i ka parë shumë lojtarë të talentuar teksa vijnë dhe shkojnë në vitet e fundit, por Marco Reus këmbëngul se nuk do të jetë një prej atyre që e braktis klubin.
Veçanërisht e dhimbshme për tifozët e Dortmundit ka qenë largimi i shumë yjeve në drejtim të rivalit Bayern Munchen.
“Nuk do të më shihni duke luajtur në Bayern, ju premtoj. Po ashtu, jam gati 30-vjeçar dhe ata duan ta rinojnë skuadrën e tyre”, ka thënë Reus.