Reus pranë largimit nga Dortmundi, befason me skuadrën e re
22 janar 2023
| 14:58
Sulmuesit gjerman, Marco Reus, do t’i përfundojë kontrata me skuadrën e Borussia Dortmundit pas gjashtë muajsh.
Ndërsa në verë, ai mund të ndërrojë ambient.
Ai nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me “verdhezinjtë”, ndërsa shumë klube të njohura po interesohen për shërbimet e tij.
“Sky Sport” ka shkruar se menaxheri i Reusit tashmë është në Leipzig për të biseduar për një transferim eventual.
33-vjeçari në 12 paraqitjet e tij të para këtë edicion me Dortmundin në të gjitha garat, ka shënuar tre gola dhe ka kontribuuar me katër asistime.