Reus shpallet kampion për herë të parë në karrierë

09 dhjetor 2024 | 16:15

Një “mallkim” dukej se rrinte pezull mbi të dhe e kishte penguar të fitonte tituj të rëndësishëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pas dy finaleve të dështuara të Ligës së Kampionëve, një titull të Bundesligës që u “hodh në erë” ditën e fundit të kampionatit dhe mbi të gjitha pasi humbi mundësinë për të luajtur (për shkak të një dëmtimi të rëndë) në Kupën e Botës që Gjermania fitoi në 2014, Marco Reus më në fund fiton një trofe të rëndësishëm në karrierë.

35-vjeçari u transferua në SHBA në gusht dhe më në fund theu tabunë: ai triumfoi me Los Angeles Galaxy në Play Off-in e MLS-së, duke fituar titullin e kampionit të Shteteve të Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi fitoi në derbin e javës, duke mundur Penzën, ku…