Reusi, Haalandit: Qëndro në Dortmund

06 shkurt 2022 | 14:55

Marco Reus e ka ftuar norvegjezin Erling Haaland që të qëndrojë te Borussia Dortmund.

Ikona gjermane e Dortmund ka folur së fundmi për ‘Bild’ ku edhe i ka bërë thirrje norvegjezit të mos largohet.

Reus beson se Haaland ka të gjitha gjërat e nevojshme për të avancuar. “Unë do t’i thosha të qëndronte me ne, këtu ka gjithçka që i duhet për të avancuar”, ka thënë Reus.

“Këtu ai mund të luajë në Champions League, të shënojë gola dhe të vlerësohet në maksimum”, shtoi gjermani.

“Ai do të vendos cila është më e mira për të. Do të ishte keq nëse largohet, por edhe nëse largohet gjërat vazhdojnë dhe ne do të gjejmë zgjidhje si kolektiv”, ka thënë mes tjerash Reus.

Haaland lidhet me një kalim të mundshëm në La Liga ose Premier League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka publikuar disa…