Reusi nuk e rrezikon pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror
20 shtator 2022
| 14:09
Marco Reus i trembi të gjithë në fundjavë, teksa pësoi një lëndim. Për sulmuesin gjerman vijnë lajme të mira, teksa drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl ka deklaruar se futbollisti do të jetë jashtë fushave vetëm 2-3 javë.
“Ai ka një lëndim në ligamentin e jashtëm, duhet të ndalojë për rreth 3-4 javë. Për momentin Kupa e Botës nuk është në rrezik”, ka thënë Kehl. Fillimisht u mendua se Reus rrezikon prezencën në Botërorin e Katarit, por duket se gjërat nuk janë aq serioze për yllin e Gjermanisë, me tifozët që tashmë mund të marrin frymë lirisht.