
Reusi rikthehet nga lëndimi
27 shkurt 2019
| 11:59
Borussia Dortmundi është duke luftuar për titull me Bayern Munchenin.
Diferenca e kësaj skuadre me Bayenrin është tri pikë, kurse trajneri Lucien Favre ka marrë një lajm të mirë, pasi nga lëndimi është rikthyer kapiteni Marco Reus.
29-vjeçari ka lënë pas dëmtimin që pësoi në Kupën e Gjermanisë ndaj Werder Bremenit, dëmtim që e la jashtë në disa sfida të rëndësishme, përfshirë edhe duelin e parë në raundin e 1/8-ave në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenham Hotspurit.