Reusi sërish e humb Kupën e Botës
10 nëntor 2022
| 12:19
Gjermania humbet një kampion në prag të fillimit të Kupës së Botës, Katar 2022.
Kapiteni i Borussia Dortmund, Marco Reus do të mungojë në Botërorin e Katarit për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Mesfushori vuan nga një dëmtim në këmbë dhe është i detyruar të mos jetë pjesë e skuadrës gjermane në Katar 2022.
Reusi kujtojmë që mungoi edhe në Botërorin e vitit 2014, po për shkak të një dëmtimi. Tekniku Flick pritet që të publikojë gjatë ditës së sotme listën me 26 emrat e lojtarëve që do të shkojnë në Kupën e Botës.