“Reuters”-i: Dorëheqja e Haradinajt do ta vonojë arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters” ka thënë se do të vazhdojë programin e tij të kosnolidimit të Kosovës.
Haradinaj tha se ai do të kandidojë përsëri, vetëm nëse nuk ka aktakuzë nga Specialja. “Nëse s’kam aktakuzë, do ta kandidoj përsëri”, thotë ai, njofton Klan Kosova.
“Reuters” e citon Haradinajn si një njeri i cili fitoi popullaritet pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe kushtëzimit për heqjen e saj me njohje nga Serbia.
“Do ta vazhdoj programin tim, atë të konsolidimit të Kosovë, por edhe konsolidimit në aspektin ndërkombëtar, e që i bie arritja e një marrëveshjeje me Serbinë”, thotë ai.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve përmend edhe dorëheqjen e 2005-s nga Haradinaj, për të njëjtën arsye.
OVL-të thonë se më shumë se 50 persona janë intervistuar nga Specialja si të dyshuar apo si dëshmitarë, e ndaj asnjërit prej tyre nuk është ngritur aktakuzë.
Sipas “Reuters”, dorëheqja e Haradinajt do të vonojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut i cili ka ngrirë që prej vendosejes së taksës.