“Reuters”: Protesta në Tiranë për largimin e Ramës
26 maj 2019
| 00:16
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka pasqyruar protestën e sotme në Tiranë duke vënë theksin te kërkesat e protestuesve dhe opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Mbështetësit e opozitës shqiptare dolën përsëri në rrugë të shtunën në një protestë kryesisht paqësore, e gjashta kombëtare në tre muaj, duke i bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen për të hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme”, raporton “Ruters”.