
Reuters publikon propozimin e SHBA-ve për paqen në Ukrainë
Zyrtarët ukrainas dhe evropianë kundërshtuan këtë javë disa propozime të SHBA-ve se si t’i jepet fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Palët kanë bërë kundër-propozime për çështje të ndryshme nga territori te sanksionet, sipas teksteve të plota të propozimeve të para nga Reuters.
Seti i propozimeve nga bisedimet midis zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe ukrainas në Paris më 17 prill dhe në Londër më 23 prill nxorën në pah funksionimin e brendshëm të diplomacisë së ndërmjetme që po zhvillohet.
Kjo, në një kohë kur Presidenti i SHBA-ve Donald Trump kërkon një përfundim të shpejtë të luftës.
Oferta e SHBA-ve (sipas Reuters):
Armëpushim
Armëpushim i përhershëm
Të dyja palët angazhohen menjëherë në negociata për zbatimin teknik
Garanci Sigurie
Ukraina merr garanci të forta sigurie
Shtetet garantuese do të jenë një grupim ad hoc i shteteve evropiane plus shteteve jo-evropiane që dëshirojnë
Ukraina nuk do të kërkojë të bashkohet me NATO-n
Ukraina mund të kërkojë anëtarësim në BE
Territoret
SHBA-të japin njohje de jure të kontrollit rus të Krimesë
SHBA-të japin njohje de facto të kontrollit rus të Luhansk-ut
SHBA-të japin njohje de facto të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të Zaporizhzhia-s, Donetsk-ut dhe Kherson-it
Ukraina rifiton territorin në Oblastin e Kharkiv-it
Ukraina rifiton kontrollin e Centralit Bërthamor të Zaporizhzhia-s përmes kontrollit dhe administrimit amerikan të centralit, me energji elektrike të shpërndarë në të dyja palët, dhe gjithashtu Digën Kakhovka
Ukraina gëzon kalim të papenguar në lumin Dniepër dhe kontroll të Kinburn Spit
Ekonomi
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të zbatojnë bashkëpunimin ekonomik/minerale
Marrëveshja që Ukraina të rindërtohet plotësisht dhe të kompensohet financiarisht
Sanksionet ndaj Rusisë që rezultojnë nga ky konflikt që nga viti 2014 do të hiqen
Bashkëpunimi ekonomik SHBA-Rusi në energji dhe sektorë të tjerë industrialë