‘Reuters’ shkruan për arrestimin e gazetares ruse në Kosovë: Rusia, aleatja kryesore e Serbisë

07 gusht 2022 | 08:24

Dje ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, njoftoi se është arrestuar gazetarja ruse Daria Aslamova. Për këtë arrestim ka shkruar edhe “Reuters”.

Prestigjiozja shkruan se nuk kanë mundur t’i verifikojnë akuzat e Sveçlës dhe se Aslamova nuk ka qenë e qasshme për ndonjë koment derisa ende nuk dihet nëse ka angazhuar ndonjë avokat.

“Reuters” në artikullin e saj tregon që Sveçla ka postuar një fotografi të Almahovit me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe me ish-presidentin rus Bashar al-Assad.

“Rusia është aleatja kryesore e Serbisë dhe njëjtë sikur Beogradi, është kundër pavarësisë së Kosovës”, shkruan “Reuters”.

Në artikull “Reuters” përmend edhe situatën e tensionuar javën e kaluar dhe sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës.

“Kosova u është bashkuar ndëshkimeve të BE-së dhe ShBA-së kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe tashmë ka vendosur sanksione”, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti japonez, Hiroshima, ka kujtuar më 6 gusht sulmin e…