Reuters: Shtëpitë që do kenë pamje nga fshati turistik i dhëndrit të Trump rriten me 200 euro
Reuters i ka kushtuar një artikull planeve të Jared Kushner për të investuar në Sazan.
Reuters shkruan se projektet mund të nxisin ekonomitë lokale duke tërhequr vizitorët, por ato janë përballur me kundërshtimin e atyre që kanë frikë se do të dëmtojnë mjedisin ose, në rastin e Beogradit, do të kërcënojnë vendet me rëndësi kulturore.
“Kushner i paraqiti planet disa javë pasi Parlamenti i Shqipërisë ndryshoi një ligj që lejonte qeverinë të japë leje ndërtimi në zonat e mbrojtura për hotele ose resorte me pesë yje ose më shumë. Qeveria në atë kohë nuk tha se sa ka planifikuar të investojë Affinity”.
Reuters ka shkuar dhe në Vlorë ku ka folur me Bashkinë dhr banorët. Vlonjatët i kanë vënë tashmë një emër projektit për Sazanin, i quajnë “vilat e Trump”, megjithëse ende asgjë nuk ka nisur.
“Planet e Kushnerit, të cilat vendasit i quajnë “vilat e Trump”, tashmë po bëjnë bujë. Agjenti i pasurive të paluajtshme Flori Brahimaj tha se çmimet për apartamentet me një pamje të mundshme mbi truallin e planifikuar të projektit tashmë janë rritur midis 100-200 euro për metër katror” – shkruan Reuters.