Revanshi Joshua-Ruiz vendoset shumë shpejt
Eddie Hearn, menaxheri i Anthony Joshua, ka konfirmuar se këtë javë do të zyrtarizohet data dhe vendi se ku do të zhvillohet revanshi mes britanikut dhe meksikanit Andy Ruiz Jr.
“Puna e madhe ka nisur, së shpejti do të japim të rejat”, shkruan Hearn, që po kryen ndërmjetësin. Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar më 1 qershor në Nju Jork, u tua me “KO teknik” në raundin e shtatë nga Ruiz, që mori edhe titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Hearn konrmoi se shanset që dueli të zhvillohet sërish në Amerikë apo në Britaninë e Madhe janë 50-50. Dueli i dytë mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr do të zhvillohet në muajt e fundit të këtij viti (nëntor ose dhjetor).
Ndërkohë, rivalët e tyre, Deontay Wilder dhe Tyson Fury, kanë rënë dakord që revanshin ta zhvillojnë më 22 shkurt të vitit të ardhshëm.