Revista britanike e rendit Shqipërinë të parën

28 prill 2018 | 14:50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” artikullin e revistës britanike, që e rendit Shqipërinë të parën ndër vendet që duhen vizituar.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë artikull të revistës britanike ‘EveningStandard’ që e rendit Shqipërinë të parën në 12 vendet që duhen vizituar sa më parë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Ashtu si syzet e diellit “polka dots”, të viteve ’90 apo pantallonat e shkurtra prej kadifeje edhe destinacionet e udhëtimit mund të jenë “në trend” po ashtu. Në raportin më të fundit të konkurrueshmërisë së turizmit në Forumin Ekonomik Botëror, sipas prestigjozes britanike, u analizuan 136 vende për aftësinë e tyre për të qenë një destinacion i mirë turistik.

Raporti zbulon se cilat vende kishin bërë kërcimin më të madh për t’u mbajtur në radarin tuaj të udhëtimit.

Sipas EveningStandard, Shqipëria u ngrit për tetë vende në raportin më të fundit, që do të thotë se është një destinacion udhëtimi emocionues.

EveningStandard gjithashtu sugjeron lexuesit të vizitojnë Rivierën Shqiptare dhe të enden nëpër Gjirokastër, ‘qytetin e gurit’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara në…