Revista “World of Interiors” publikon shkrim për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

13 mars 2025 | 14:09

Në artikullin e botuar në revistën prestigjioze “World of Interiors”, arkitekti Bekim Ramku sjell historinë unike të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjaković në vitet ’70.

Duke projektuar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjaković e përdori kupolën si një nga format themelore për ta shënuar ndikimin e Perandorisë Osmane në rajon. Arkitekti u frymëzua nga elemente bizantine dhe romanike për të krijuar një interpretim unik ballkanik të brutalizmit – dhe një ndërtesë që ndan opinionet, siç raporton Bekim Ramku.

Me 74 kupolat e saj ikonike dhe fasadën me elemente alumini e gur lokal, biblioteka është një manifest i identitetit arkitektonik rajonal. Duke u distancuar nga koncepti i sallave të mëdha tradicionale, zonat e leximit janë ndarë në hapësira më private. Dizajni i saj krijon një hapësirë studimi të ngrohtë, funksionale dhe frymëzuese për lexuesit.

Përfunduar në vitin 1982, biblioteka mbetet një nga simbolet më të rëndësishme arkitekturore të Kosovës dhe një destinacion i pashmangshëm për vizitorët dhe arkitektët nga e gjithë bota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rocco Vata nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së…