Revitalizohet shtegu që lidhë parkun e Gërmisë me liqenin e Badocit
22 nëntor 2019
| 15:38
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tani e tutje të gjithë adhuruesit e natyrës, sportit dhe alpinizmit mundësinë të ecin, vrapojnë e çikëlojnë nëpër shtegun që lidhë Parkun e Gërmisë me “Pyllin e Arinjve” e liqenin e Badocit.
Kjo komunë ka theksuar se ky shteg është financuar nga projekti ADA/RESI.
“Revitalizimi dhe shenjëzimi i shtegut të gjatë prej 5.5 kilometra gjatësi është bërë në bashkëpunim me Klubi Alpin Prishtina dhe është financuar nga projekti i ADA/RESI, të cilët i falënderojmë shumë. Parku i Gërmisë me 1949 hektarë, ka florë e faunë të pasur, ajër të pastër dhe është vend ideal për shumë sporte dhe shëtitje në çdo stinë, në natyrën e bukur që e ka”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/