Revoltohen japonezët, protagonisti i video-lojës së re Assassin’s Creed… është një Samurai me ngjyrë
Publikimi i “trilerit” të videolojës së re Assassin’s Creed “Shadows” ka shkaktuar revoltë në Japoni dhe jo vetëm.
Shkak është bërë se producentët e kompanisë Ubisoft kanë preferuar që protagonistin ta bëjnë një njeri me ngjyrë.
Rrjeti ka shpërthyer menjëherë në revoltë, duke i akuzuar si një kompani “woke”, një trem që përdoret për kompanitë perëndimore të cilat përfshijnë në politikat e tyre njerëz të minoriteteve si LGBT, apo ato etniko-kulturore.
Në fakt prodhuesit e video-lojës që është e vendosur në Japoninë feudale të viteve 1500, pretendojnë se protagonisti është i bazuar në histori të vërtetë.
Bëhet fjalë për Yasuke, një person me origjinë afrikane, me gjasë nga Mozambiku që shërbeu si ndihmës i “Oda Nobunaga”. Megjithatë të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë argumentuar se Yasuke nuk u bë kurrë Samurai, ndërsa kanë paralajmëruar se do e bojkotojnë lojën.