
Revoltohet me fansat Bora Zemani, çfarë e nervozoi atë aq shumë?
22 janar 2022
| 19:47
Bora Zemani aktualisht është moderatorja më e dashur dhe më e përfolur në mediat rozë, shkruan Gazeta Express.
Kjo pas historisë së dashurisë me aktorin Donald Veshaj.
Kjo bëri që Bora të ketë fansa të shumtë e që e mbështesin atë përmes formave të ndryshme.
Por një gjë që kanë bërë së fundmi ata nuk i ka përlyer aspak moderatores.
Madje ajo është revoltuar me ta.
Çështja ka të bëjë me hapjen e një “Instagrami” të rrejshëm në emër të djalit të saj Arborit.
“Ky nuk eshte insta i Arbori! Ju lutem beni report!!! Nuk mundet dikush te hapi nje faqe femije dhe aq me teper te flasi ne emer te tij! E turpshme!!, ka shkruar Zemani.
