Revoltohet modelja shqiptare: Mbetëm pa martuar, se po bëhen gjithë meshkujt gay
Dorina Mema ka deklaruar se meshkujt “po i marrin fustanet femrave” dhe se ato po vuajnë për të pasur një burrë të vërtetë në krah.
Gjatë një interviste, modelja e fitness ngriti pikëpyetje se “nëse të gjithë meshkujt bëhen gay, atëherë me kë do martohen femrat?”, duke theksuar se duhet ruajtur institucioni i familjes.
Dorina Mema doli kundër kompanive që reklamojnë meshkuj me fustane, teksa u shpreh se “brenda dhomës së tyre mund të bëjnë ç’të duan, por jo t’i promovohen fëmijëve”.
Sportistja u shpreh se “ky vend qan për dy gram burrëri dhe ka nevojë për këtë gjë”.
“Ne femrat kemi nevojë për meshkuj. Nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do të martohemi ne?
Është një kërkesë normale të femrave në botë. Unë po shikoj që shumë firma nëpër botë bëjnë promovimin e një mashkulli të veshur me fustan, na kanë marrë fustanet.
Po flas të drejtën, ne femrat kemi nevojë për burra, çne burri të veshi fustan. Kanë dëshira seksuale? Brenda dhomës të bëjnë ç’të duan por jo të promovojnë për fëmijët tanë këtë lloj jete.
Për burrëri ka nevojë ky vend, ndaj qan ky vend, për dy gramë burrëri, shkruan gazetaTema.
Ne jemi shqiptar, ne jemi tjetër lloj gjaku. Ne e ruajmë institucionin e familjes. Ne vijmë nga prindër që na kanë mbuluar… jemi 30 vjeç dhe na vijnë ende na mbulojnë me batanije natën, kujdesen për ne.
Institucioni familjar çfarë sjell? I mban fëmijët larg veseve. I detyron dhe i kërkon llogari për tu shkolluar, të sjellë një ekonomi në familje. Familja është shtylla dhe baza e shoqërisë”, deklaroi ajo në “ABC-ja e Pasdites”.