Revoltohet politikani francez: Amerikanë të na kthejnë pas Statujën e Lirisë, ata kanë zgjedhur të anojnë nga tiranët

17 mars 2025 | 21:08

Ajo është bërë një pikë referimi e dashur dhe e paharrueshme për Shtetet e Bashkuara, por tani politikani francez Raphael Glucksmann po kërkon që Statujën e Lirisë të kthehet në Francë.

Pavarësisht se ka lidhje të forta me strukturën e Nju Jorkut dhe Amerikës në tërësi, Statuja e Lirisë është me të vërtetë një krijim francez, madje ka një statujë simotër të vendosur në Paris.

Statuja u propozua për herë të parë në vitin 1865, kur një intelektual politik francez dhe aktivist kundër skllavërisë i quajtur Edouard de Laboulaye sugjeroi që ajo të krijohej për të shënuar njëqindvjetorin e pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, si dhe miqësinë e vendit me Francën.

Statuja u projektua nga skulptori francez Auguste Bartholdi, përpara se të dorëzohej në SHBA më 17 qershor 1885. Më në fund u ngrit në ishullin Bedloe në 1886, ku ka mbetur aty që atëherë…

Mes tensioneve politike midis SHBA-së dhe Evropës, Glucksmann, një politikan i qendrës së majtë në Francë, deklaroi se SHBA duhet t’i kthejë Francës Statujën e Lirisë.

Duke folur në një konventë të lëvizjes së tij të qendrës së majtë në Place Publique, Glucksmann tha: “Ne do t’u themi amerikanëve që kanë zgjedhur të anojnë nga tiranët, amerikanëve që pushuan studiuesit për kërkimin e lirisë shkencore: “Na ktheni Statujën e Lirisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Producentja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Olsa Muhameti ka…