Revolucion në transport
Virgin Hyperloop transporton për herë të parë udhëtarë brenda një “mjeti transporti”, që kalon nëpër një tunel vakumi me mbi 160 km në orë.
Hyperloop është një metodë e propozuar e udhëtimit që do të transportonte njerëzit me shpejtësi afër 1126 km në orë midis vendeve të largëta.
Koncepti është propozuar për herë të parë në 1910, nga inxhinieri amerikan Robert Goddard dhe ka marrë një interes të ri në vitin 2013 falë Elon Musk, i cili në atë kohë kishe thënë se një sistem i tillë mund të merrte pasagjerë nga Los Angeles në San Francisco në 30 minuta, që i bie gjysma e kohës që i duhet një aeroplani për të bërë të njëjtin udhëtim. Gjithçka shpjegohet me një tunel të gjatë që i është hequr ajri për të krijuar një vakum. Megjithatë, për arsye sigurie, tunelet e Hyperloop kanë nevojë për çelës shpëtimi në rast zjarri.
Udhëtimi i parë provë, i realizuar shërbeu si një demonstrim kryesor i sigurisë për teknologjinë për të cilën grupi Virgin i Richard Branson shpreson se do të sjellë revolucion në transport.
Mjetit më të ri të udhëtimit i janë dashur vetëm 15 sekonda për të përshkuar tunelin me vakum të gjatë 500 metra i cili është ndërtuar në shkretëtirën Nevada. Kompania krijuese me seli në Los Anxhelos, parashikon një të ardhme në të cilën këto “mjete të reja udhëtimi” të lëshohen në një rrjet tunelesh me vakum dhe të arrijnë shpejtësi 966 kilometra në orë ose më shumë.
Deri tani një numër i madh i kompanive janë në garë për të realizuar dhe sjellë në jetë teknologjinë e re të udhëtimit, përfshirë Elon Musk, Hyperloop Transport Technologies dhe Virgin Hyperloop One./tvklan.al/