Revolucion te Juve, 7 lojtarë dalin zyrtarisht në shitje
Juventusi do të bëjë një revolucion të vërtetë në merkato gjatë këtij sezoni.
Thiago Mota i ka idetë e qarta për skuadrën që dëshiron, ndaj dhe ua ka bërë të qartë të gjithë lojtarëve që nuk i sheh në planet e tij.
Pasi njoftoi në fund të miqësores në Pescara se të gjithë lojtarët, që nuk ishin të pranishëm në atë test, me përjashtim të të dëmtuarit Miretti, ishin në merkato, iu hoqi tifozëve mundësinë për të blerë fanellat e tyre në dyqanin online.
Vetëm Tiago Djalo dhe Nicolussi Caviglia janë ende në listë. Të tjerët, megjithatë, nuk janë më të pranishëm në listën e lojtarëve të Juventusit, me të cilët mund të personalizohen fanellat. Bëhet fjalë për: Arthur, Rugani, De Sciglio, Szczesny, Kostic, McKennie dhe Federico Chiesa.
Ditët e fundit, trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta, ka hedhur poshtë zyrtarisht mundësinë e qëndrimit të Chiesa.