Rexha, afër marrëveshjes me Dritën
27 dhjetor 2019
| 14:20
Sulmuesi Kastriot Rexha, i cili është shpallur futbollisti dhe golashënuesi më i mirë në Superligë dhe është përfshirë në formacionin e vitit, është afër marrëveshjes me skuadrën e Dritës.
Ai është liruar nga Feronikeli pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Agim Sopi, kurse marrëveshjen me ish-skuadrën, Dritën, pritet ta mbyllë brenda kësaj jave. Rexha ditë më parë për gazetë është shprehur i habitur me vendimin e Feronikelit, derisa mezi pret të nisë një aventurë të re.
“Po, normalisht. Në bazë të asaj që kam treguar dhe po vazhdoj të tregoj, është vendim për t’u çuditur. Megjithatë, mezi po pres ta filloj një aventurë të re, me synimet e vjetra, për të fituar edhe tituj”, kishte deklaruar Rexha.
/Epoka e re/