Rexha i lumtur me titullin kampion  

19 maj 2019 | 19:17

Sulmuesi më i mirë i Superligës, Kastriot Rexha është shprehur shumë i kënaqur pasi arriti të shpallet kampion me Feronikelin.

Autori i 22 golave në ketë kampionat, ka thënë se Prishtina luajti lojën fer dhe korrekte.

“Është një kënaqësi e madhe duke e marrë parasysh se deri në fund s’ishim të gëzuar për titull. E falënderojmë Prishtinën për luftën që ka bërë, lojën fer dhe korrekte. Dëshmoi që është skuadër e madhe. Ua uroj fitoren tifozëve. Ishim më këmbëngulës për të arritur golin duke ditur rrezikun”, ka thënë sulmuesi i Feronikelit, Kastrit Rexha.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj pas vizitës në Blerin, ai po qëndron…