
Rexha i VV-së: Ne do ta bëjmë Qeverinë!
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha është shprehur i bindur se kjo parti i ka votat për formimin e Qeverisë së re.
Rexha në “Politiko” ka thënë se pas bisedimeve me partitë jo shumicë synojnë që ta bëjnë qeverinë.
“Ne jemi në proces të dialogut me subjektet politike, kryesisht ato minoritare dhe ky proces ka qenë transparent ku ata kanë shtruar kërkesat e tyre. Ajo çka dihet ne i kemi 48 deputet dhe nga dialogu ne synojmë që ta bëjmë qeverinë”, ka thënë Rexhaj.
Tutje, Rexhaj ka folur edhe për letrën që Kurti i dërgoi Abdixhikut.
“Ne kemi dërguar një letër LDK-së për ta rimenduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe siç e patë siç duhet Lidhja Demokratike është vënë peng nga ata që e kanë financuar fushatën e saj që ka qenë kurthushme e thënë edhe vet nga përfaqësuesit e LDK-së”, ka thënë Rexhaj.