
Rexha ‘kërcënon’ Shillovën
19 shkurt 2019
| 12:06
Kastriot Rexha është sulmuesi që po gëzon formë të jashtëzakonshme.
Pasi e kualifikoi Feronikelin në gjysmëfinale të Kupës, sulmuesi në fjalë ka qenë vendimtar edhe në ndeshjen e parë të sezonit pranveror në Superligë, pasi me dy golat e shënuara ai e ka ngritur “Niklin” në pozitën e parë.
Kjo nuk është e tëra, pasi Rexha tashme i është afruar vetëm në një gol, Alban Shillovës, i cili me golin e shënuar ndaj Prishtinës vazhdon të jetë lider në listën e shënuesve me dhjetë gola. Në vend të dyta jështë Rexha me një gol më pak, kurse i treti është Festim Alidema i Llapit me tetë gola, kurse i katërti në renditje është Betim Haxhimusa i Dritës me shtatë gola.
/Epoka e re/