Rexha konfirmon largimin nga KB Rahoveci

25 qershor 2023 | 15:30

Basketbollisti Bardhi Rexha me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se më nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Rahovecit. Basketbollisti i njohur nuk ka dhënë detaje tjera rreth se ardhmes së tij sportive, raporton “Epoka e re”.

“Miq të dashur, ju njoftoj se marrëveshja ime me KB Rahovecin ka përfunduar dhe nuk do ta vazhdoj bashkëpunimin. Falënderoj qytetin tim për dashurinë dhe përkrahjen e madhe, e cila më ndihmoi me u rritë shumë si lojtar. Jam i hapur për bashkëpunime të reja pasi që nga tani jam lojtar i lirë”, ka shkruar Rexha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka “asnjë paralele”  në mes të asaj se çfarë…