![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/bardhi-rexha.jpg)
Rexha konfirmon largimin nga KB Vëllaznimi
29 korrik 2022
| 16:00
Basketbollisti Bardh Rexha ka konfirmuar largimin nga skuadra e Vëllaznimit. Ai e ka vlerësuar se sez0ni me skuadrën kuqezi ka qenë më i miri në karrierën e tij basketbollistike, derisa për klubin nga Gjakova ka thënë se gjithmonë do të jetë në zëmrën e tij.
“Sezon i ri, synime të reja… Pas sezonit tim më të mirë në karrierë me KB Vëllaznimin, konfirmoj se më nuk do të jem pjesë e klubit që do të jetë gjithmonë pjesë e zemrës time. Me këtë rast falënderoj të gjithë në Gjakovë për përkrahjen dhe mundësinë e dhënë. Bashkë ia dolëm ta rikthejmë klubin në Superligë, ku ju dëshiroj suksese sa më të mëdha. Së shpejti ju njoftoj për sfidën e radhës të karrierës time”, ka thënë Rexha.