Rexha paditë Feronikelin në FFK
06 korrik 2020
| 21:17
Sulmuesi i shumë skuadrave në Kosovë në pjesën e parë të kampionatit ka luajtur për skuadrën e Feronikelit, por në janar është larguar nga ky klub për shkak se nuk bënte pjesë në projektin e klubit nga Drenasi.
Megjithatë, sulmuesi në fjalë ka vendosur që ta padisë ish-klubin në Federatën e Futbollit të Kosovës me arsyen se ende nuk i ka kryer të gjithë obligimet financiare.
Pavarësisht insistimit të gazetës, Rexha nuk deshi të bëjë publike shumën e saktë që i detyrohet Feronikeli. “Besoj se brenda dy ditësh do ta dërgoj lëndën në FFK. Kjo nuk ishte dëshira ime, por jam mundur që të kontaktoj me presidentin e klubit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur”, ka deklaruar Rexha për “Epokën e re”.
(V.Z / Epoka e re)