Rexha: Përjashtimi i AKA-s nga EQAR-ja, lajm i keq për arsimin e lartë

28 shkurt 2018 | 15:49

Ish-kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Blerim Rexha, i cili është shkarkuar nga ministri i MAShT-it nga kjo pozitë, e ka quajtur lajm të keq për institucionet e arsimit të lartë përjashtimin e AKA-s nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

“Ky është një lajm i keq për të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë dhe për të gjithë studentët e Kosovës. Se shkarkimi i të gjithë anëtareve të Bordit të Agjencisë dhe ushtruesit të detyrës ishte bërë pa bazë ligjore tani po e konfirmon edhe EQAR. Është për shumë keqardhje forma si ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi mundohet të arsyetoj veprimet e tij tendencioze dhe skandaloze para EQAR-it”, ka shkruar Rexha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se pas vendimit për shkarkimit të bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ky institucion është para shpërbërjes

“Agjencia e Akreditimit tani me staf të përgjysmuar, është gati para shpërbërjes ndërsa me këtë veprim po shkatërrohet i gjithë reputacioni, i ndërtuar me vite dhe me shumë mund, i të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë. Ndoshta ky ka qenë edhe synimi final i ministrit Bytyqi dhe klikës së tij!”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(E plotësuar) Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës ka…