Rexha: Po kthehem në ShBA me zemrën plot

03 dhjetor 2019 | 18:04

Bebe Rexha, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë me dije se është nisur për në Amerikë pas vizitës së shkurtër në Shqipëri. Këngëtarja erdhi vetë në Shqipëri të shikojë gjendjen dhe tha se paratë që i ka mbledhur me fondacionin e vet do t’i menaxhojë vetë.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e vet në “Instagram”, të cilën e ka realizuar sa ishte në avion, derisa po kthehej në Amerikë.  “Duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Jam e lodhur, por zemra ime është përplot. Ndalesa e radhës për koncert është Chicago”, ka shkruar ajo.

Bebe Rexha është zotuar t’i ndërtojë dy shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra suedeze Mjallby ka shfaqur interesim për trajnerin e Feronikelit,…