Rexha: Rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të merren me prioritet

25 dhjetor 2023 | 12:03

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka folur për sulmet nga gazetarëve.

Ai ka thënë se 2023 ka qenë një vit kur gazetarët kanë qenë cak i sulmeve si online ashtu edhe fizik.

Më tutje Rexha ka shtuar se kërkesa e vazhdueshme e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj institucioneve përkatëse është që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të merren me prioritet.

Kryetari i AGK-së ka përmendur shumë raste të sulmeve ndaj gazetarëve, po theksoi se ka nevojë për ngritje të kapacitetit të gazetarëve, në kuptimin e asaj se kush duhet të shkojë në veri.

“Në kuptim të organizimit të asaj se kush duhet të shkojë në veri, në fakt kam parë 19 vjeçar duke raportuar nga atje, të pa përvojë, të pa shoqëruar nga dikush që mund ta dijë terrenin, pa asnjë element mbrojtës “, tha Rexha në RTK.

Rexha tutje tha se lajm i mirë është që me ndihmën e reporterëve pa kufi dhe Free Press Unlimited nga Holanda janë shpërndarë mjete mbrojtëse për mbi 20 media të Kosovës, sidomos televizioneve, përveç RTK që e ka mundësin që ti siguroj vetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin e tij të parë larg Anglisë, larg Tottenham,…