Rexha rikthehet te KB Vëllaznimi
KB Vëllaznimi ka njoftuar se ka nënshkruar me Bardhi Rexha. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqezi në rrjetet sociale.
“Rexha, i cili ishte pjesë e ekipit të Vëllaznimit në rikthimin tonë në Superligë, tash rikthehet në klubin tonë, të cilin ai e cilëson si ‘shtëpinë’ e dytë të tij 22-vjeçari dallohet për lojën e fuqishme në mbrojtje dhe shumanshmërinë taktike në sulm, ku edicionin e kaluar ishte ndër lojtarët kryesor të KB Rahovecit”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.
Rexha luan në pozitat 3 dhe 4, por shpeshherë ka luajtur edhe në pozita tjera duke treguar shpirtin luftarak dhe shumanshmërinë. Edicionin e kaluar ai u paraqit në 24 ndeshje për KB Rahovecin ku regjistroi mesatare prej 7.5 pikëve, 5.4 kërcimeve dhe 1.6 asistimeve për ndeshje.