
Rexha: Treguam shpirt luftarak
28 qershor 2019
| 23:11
Sulmuesi më i mirë në Kosovë, Kastriot Rexha në intervistën për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka thënë se është shumë i ngazëllyer me fitoren kundër Santa Coloma (2-1).
Rexha shënoi golin e fitores për skuadrën nga Drenasi, e cila më këtë fitore kalon në rundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
“Është një fitore e skuadrës sonë, duke marrë parasysh lojën si rrodhi. Skuadra tregoi forcën dhe tregoi shpirtin luftarak pasi riktheu rezultatin”, ka deklaruar Rexha