Rexha vendos derbin e tensionuar ndaj Llapit
Sulmuesi Kastriot Rexha ka qenë vendimtar në derbin Llapi-Drita, pasi ka shënuar tre golat por skuadrën gjilanase në ndeshjen që përfundoi 1-3.
Të parët shënuan Llapi nëpërmjet Mirlind Dakut, por më pas Rexha shënoi tre golat që e ofrojnë edhe më shumë Dritën të titulli i kampiones.
Ndryshe kjo ndeshje ishte mjaftë e tensionuar dhe kishte edhe hyrje të tifozëve në fushën e lojës dhe ndërprerje të lojës për shumë minuta derisa u zbrazën tribunat ku ishin të vendosur tifozët vendas.
Fitore në këtë xhiro ka shënuar edhe Prishtina ndaj Vllaznisë së Pozharanit (0-1), dhe lufta për titull pritet të vazhdohet në mes Dritës dhe Prishtinës.
Vala SUPERLIGA – Java e 28-të
Llapi – Drita 1-3
Vllaznia – Prishtina 0-1
Besa – Drenica 0-1
Flamurtari – Vëllaznimi 1-0
Gjilani – Trepça’89 2-0
Feronikeli – Liria 0-0
Tabela
- Drita 56 pikë
- Prishtina 53
- Llapi 45
- Liria 44
- Gjilani 43
- Trepça ’89 43
- Feronikeli 42
- Drenica 42
- Vëllaznimi 35
- Flamurtari 18
- Besa 18
- Vllaznia 14
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)