Rexhaj: Kurti dhe LVV e kanë bërë të qartë që nuk ka asociacion një-etnik

09 dhjetor 2022 | 22:53

Në një intervistë të zhvilluar nga gazetari Ridvan Berisha me deputetin e Lëvizjes Vetvendosje, Arbër Rexhaj për kosovalive.net, kanë diskutuar ngjarjet e fundit të zhvilluara në Kosovë.

Rexhaj i quajti hipokrit opozitën për shkak të presionit që po i bëhet Qeverisë Kurti për asociacionin, duke theksuar se ata vetë e kanë analizuar gjatë viteve 2013-2015.

“Qeverinë Kurti e bën të dallueshëm veprimi që ka të bëjë me konsistencën e tij për të mos pranuar kompromise të dhimbshme  për Kosovën, e para, në kuptimin e Zajednicës anipse po trumbetohet nga opozita se ky është fakt i kryer dhe kjo do të bëhet por mos harroni edhe përkundër presionit edhe të miqve tanë  ndërkombëtar edhe ShBA-së madje edhe të opozitës sepse unë cuditem edhe prej opozitës  në këtë kuptim sepse ajo e ka analizuar në vitin 2013 – 2015 e tutje, me u thirrë tash që po tradhton e po e formon Zajednicën në një marrëveshje që vet e kanë nënshkruar është hiprokizi”, u shpreh Rexhaj.

Është aluduar nga opozita që Kurti ka pranuar asociacionin, mirëpo Rexhaj tha që ky qëndrim është bërë i qartë që nuk do ketë asociacion njëetnik.

“Ne e kemi shumë të qartë, edhe kryeministri Kurti e ka thënë edhe Lëvizja Vetvendosje që asociacion një-etnik nuk ka edhe nuk mund të ketë edhe kjo punë përfundon më një pikë të madhe. Çështje të tjera ne mund të flasim por nuk mund të flasim të themi për defunksionalizimin komplet të RKS në kuptimin e sovranitetit dhe territorit. Sot në veri të Kosovës janë sulmuar edhe gazetarë madje e pashë edhe incidentin që qytetarë me maska iu sulën prapa, mbrëmë edhe u plagos një polic, kjo nuk është hera e parë që në këtë qeveri sulmohet policia është sulmuar edhe në qeveritë e kaluara”, theksoi Rexhaj.

Më pas ai tha se asnjëherë nuk është bërë dicka për veriun, duke lavdëruar Qeverinë Kurti se ka shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e saj që ta shtrij sovranitetin mbi të gjithë territorin e Kosovës.

“Unë mendoj që ata po mundohen që mbi bazën e kësaj ta krijojnë një farë opozite në kuptimin e thirrjeve kombëtare. Për çka? Unë mendoj kredibiltetin ma të vogël moral e politik në këtë kuptim, nuk po flas për tema të tjera që kanë të bëjnë me ekonominë arsimin, por në këtë kuptim e kanë më së paku Ramush Haradinaj, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, pra subjektet e tyre. Se janë pikërisht ato marrëveshje, janë pikërisht ato ngjarje në të kaluarën që ne po përballemi sot. Prej fusnotës ‘nënës së Zjaednicës’, që gjithmonë e kam quajtur kështu, tek ‘Zjaednica’ e tek problemet që i kanë krijuar në veri. Pra, mendoj që i kanë pasur gjatë viteve, me fakte se kush kanë qenë bandat kriminale, une e kuptoj nuk po shoh bardhë e zi, ka pasur edhe veprime të mira në Kosovë, nuk është gjithçka bardhë e zi por në veri nuk është që punuar ndonjëherë, mendoj që nuk kanë bërë kurgjo hiq. E tash me i thanë Qeverisë Kurti jeni të padijshëm në këtë kuptim mendoj që është hipokrizi e më vjen keq me u marr më tej, mendoj që janë të fundit. Sot Qeveria Kurti është 100 përqind me gjitha kapacitet e saj e orientuar në veri në kuptimin që me shtri sovranitetin, edhe kjo po shihet”, përfundoi Rexhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 82:75…