![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/elvis-rexhbecaj-1.jpg)
Rexhbecaj, afër kalimit në Augsburg
27 korrik 2022
| 13:55
Elvis Rexhbecaj i jep lamtumirën Wolfsburgut. Mesfushori nga Prizreni do të transferohet te Augsburg, teksa mediet gjermane raportojnë se marrëveshja mes klubeve është arritur për shifrën e 2 milionë eurove dhe pritet zyrtarizimi.
Futbollisti është rritur te Wolfsburg, ku në 2017-ën debutoi në ekipin e parë dhe në tre sezone luajti më shumë se 50 ndeshje, ndërsa dy sezonet e fundit i kaloi në huazim mes Kolnit dhe Bochumit.